BOTA /

‘’Shkundet’’ ishulli Zakynthos në Greqi, ja sa ishte magnituda e lëkundjeve

Sipas institucioneve sizmologjike greke, epiqendra e tërmetit ka qenë në det, gjë që ka ndihmuar në zbutjen e ndikimit në zonat e banuara. Deri më tani, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Shkruar nga Versus

 

‘’Shkundet’’ ishulli Zakynthos në Greqi, ja sa

Një tërmet me magnitudë 5.0 të shkallës Rihter ka goditur Greqinë mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar shqetësim mes banorëve dhe pushuesve në jugperëndim të vendit. Lëkundjet sizmike janë regjistruar rreth orës 19:24 me orën lokale, pranë brigjeve të ishullit Zakinthos, në detin Jon.

Sipas institucioneve sizmologjike greke, epiqendra e tërmetit ka qenë në det, gjë që ka ndihmuar në zbutjen e ndikimit në zonat e banuara. Deri më tani, nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

Autoritetet kanë bërë të ditur se po monitorojnë me kujdes situatën për çdo pasgoditje të mundshme dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve të ruajnë qetësinë. /Versus.al

Poll