BOTA /

“Sot do t'i godas me th*kë të gjithë"/ Sulmi tragjik në Gjermani. Policia: "Autori thirri Allahu Ekber, thonë dëshmitarët”

Vijojnë hetimet për sulmin me thikë në Festivalin e Solingenit, në të cilin tre persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën. Një 15 vjeçar i arrestuar, autori në kërkim..."

Shkruar nga Versus

“Sot do t'i godas me th*kë të gjithë"/ Sulmi

Rreth 200 metra larg skenës së krimit policia gjermane dyshohet se ka gjetur thikën ë mund të jetë përdorur nga autori i sulmt terrorirst në Festivalin e Solingenit. “Policia nuk sheh “asnjë motiv tjetër përveç terrorizmit” për momentin,” -  tha prokurori Markus Kaspers, i cili po heton sulmin me thikë në Festivalin e Solingenit, në të cilin tre persona humbën jetën dhe tetë të tjerë u plagosën.

Gjatë një konference për shtyp, drejtori i policisë Torsten Fleiss konfirmoi se sulmuesi kishte synuar në mënyrë specifike qafën e viktimave të tij, gjë që fillimisht ishte mohuar.

“Sot do t'i godas me th*kë të gjithë"/ Sulmi

Më tej, pasditen e së shtunës, mediat gjermane shtuan se ka dëshmi që autori ka thirrur “Allahu Ekber- Zoti është I madh” përpara se të kryente sulmin me armë. Pas sulmit, dy dëshmitarë raportuan se dëgjuan një 15-vjeçar duke folur me autorin e dyshuar. Sipas informacioneve të BILD, terroristi i dyshuar i tha të riut: “Sot do të godas me thikë të gjithë!”

Autoritetet nuk kanë dashur të konfirmojnë këto deklarime, por kanë pohuar se kanë gjetur pamje, të cilat për momentin cilësohen sit ë papërshtatshme për tu ndarë më publikun.

Duke iu referuar viktimave dhe të plagosurve, Fleiss deklaroi se të vdekurit janë një burrë 67-vjeçar , një burrë 56-vjeçar dhe një grua 56-vjeçare , ndërsa katër po luftojnë për jetën dhe se autori do të përballet me akuzat për të paktën tre vrasje.

“Sot do t'i godas me th*kë të gjithë"/ Sulmi

Në orët e para të mëngjesit u arrestua një djalë 15-vjeçar, i cili përfundimisht rezultoi se nuk ishte autori i sulmit, por mësohet se para sulmit ai ishte duke biseduar me dikë që i përshkruante planet e sulmit. I arrestuari, Sipas “Spiegel”  vjen nga Kirgistani dhe refuzon të komentojë. Ai u arrestua në një strehim refugjatësh.

Prokurori Markus Caspers u shpreh se autoritetet janë ende në kërkim të motiveve dhe në kërkim të një autori mashkull. Nuk ka asnjë lidhje të qartë midis njerëzve që u sulmuan dhe autorit thanë autoritetet, duke shtuar më shumë dyshimet për një sulm terrorist.

Poll