BOTA /

Tajlandë, australiani 46-vjeçar arrestohet në aeroport, dyshohet për vrasjen e një 17-vjeçareje

Hetimet e policisë, të bazuara në pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë se ai është parë duke hyrë në një ndërtesë në Pattaya së bashku me të miturën gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes

Shkruar nga Versus

Tajlandë,  australiani 46-vjeçar arrestohet në aeroport,

Një shtetas australian 46-vjeçar është arrestuar nga autoritetet në Tajlandë, nën dyshimin për vrasjen e një vajze 17-vjeçare në qytetin turistik Pattaya.

Sipas mediave lokale, arrestimi është kryer në Aeroportin Ndërkombëtar Suvarnabhumi të Bangkokut, ndërsa i dyshuari po tentonte të blinte një biletë avioni për në Perth të Australisë.

Hetimet e policisë, të bazuara në pamjet e kamerave të sigurisë, tregojnë se ai është parë duke hyrë në një ndërtesë në Pattaya së bashku me të miturën gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes. Më pas, ai është filmuar duke u larguar i vetëm, duke transportuar një valixhe të madhe të zezë me skuter.

Një ditë më pas, policia ka gjetur valixhen pranë shinave të trenit, ku brenda saj është zbuluar trupi i pajetë i vajzës, me shenja të dukshme dhune.

Autoritetet tajlandeze po vijojnë hetimet për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes së rëndë.

 

Poll