
SHBA- Tre oficerë policie u qëlluan për vdekje dhe dy të tjerë u plagosën të mërkurën në Pensilvaninë jugore.
Grupi i oficerëve ishte në vendngjarje për të ndjekur një hetim të lidhur me dhunën familjare që ishte raportuar një ditë më parë.
"Ne vajtojmë për humbjen e jetës së tre shpirtrave të çmuar që i shërbyen këtij qarku, i shërbyen këtij komonuelthi, i shërbyen këtij vendi," tha Guvernatori Josh Shapiro.
"Ky lloj dhune nuk është në rregull, duhet të bëjmë më mirë si shoqëri," vazhdoi ai.
Të shtënat shpërthyen në zonën e North Codorus Township, 185 km (rreth 115 milje) në perëndim të Filadelfias, jo shumë larg vijës kufitare të Merilendit.
"Dhimbja do të jetë e padurueshme, por ne do ta durojmë atë," tha Komisioneri i Policisë Shtetërore të Pensilvanisë, Christopher Paris, në një konferencë për shtyp. "Nuk do të pushojmë derisa të kryejmë një hetim të plotë, të drejtë dhe kompetent për këtë çështje."
Gjithashtu edhe autori i të shtënave fatale, u ekzekutua nga policët e tjerë që u përplasën me armë zjarri me të. Identiteti i tij ende nuk është zbuluar, teksa policia vijon me hetimet për rastin e rëndë. Versus.al







