AKTUALITET /

"Të hash të pangrënshmen", dasma e Genar Topallit ‘mollë sherri’ mes të ftuarve në studio! Duma: Të nxjerr përjashtë

Pas debatit mes të ftuarve, ndërhyri edhe moderatorja Grida Duma e cila paralajmëroi biznesmenin Armand Peza se do ta kishte nxjerrë jashtë në rast se do të kishte përdorur një fjalë tjetër.

Shkruar nga Versus
"Të hash të pangrënshmen", dasma e Genar Topallit
Moderatorja Grida Duma, Armand Peza dhe Eneida Bozhegu

Mbrëmjen e djeshme dasma e bujshme e Genar Topallit, djalit të Jozefina Topallit ka qenë në qendër të diskutimeve në studion e “Top Sory” ku pati edhe përplasje mes të ftuarve.

Armand Peza, një biznesmen i njohur për organizimin e eventeve të tilla u përplas me Enida Bozhekun sa i takon kësaj dasme që mori shumë vëmendje në rrjetet sociale për shkak të ceremonisë së organizuar në Romë

Peza tha fillimisht: "Jozefina ka qenë e ftuar në dasmën e të birit. Edhe unë e kam ftuar tim atë". Në këtë moment ndërhyri Bozhegu duke u shprehur: "Kjo është lojë fjalësh. Nuk e pranoj këtë".

Por biznesmeni këmbënguli sërish: "Po e them unë që kam ftuar babain në dasmën time".

E irrituar, Bozheku iu drejtua duke i thënë: Atëherë nuk je shqiptar. Në këtë moment biznesmeni nuk u përmbajt dhe iu drejtua me fjalët: Të hash të pangrënshmen.

Për shkak të situatës së krijuar ndërhyri edhe Grida Duma e cila i tërhoqi vëmendjen Pezës.

"Unë nuk do të kisha lënë në studio nëse ti do e kishe përdorur atë shprehje ndryshe, por zgjodhe metaforën. E the të pangrënshmen, por të gjithë e dinë se për çfarë e kishe"- u shpreh Duma. Versus.al

Poll