
Greqi- Dy shqiptarë, babë e bir kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë brenda restorantit në pronësi të tyre në Agios Dimitrios të Athinës.
Mediat e vendit fqinj shkruajnë se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:40 të mëngjesit të sotëm kur tre persona kanë mbërritur në biznesin në pronësi të të plagosurve. Si pasojë e të shtënave më armë zjarri, pronari 70 vjeçar ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa djali i tij ka marrë dy plumba në këmbë.
Pas krimit, autorët u larguan me makinë, ndërkohë që policia po punon për kapjen e tyre. Versus.al

