AKTUALITET /

Kryepolicit të Elbasanit i refuzohet dorëheqja, ndryshime drejtorësh në polici për 3 qarqe

Me firmën e Ilir Prodës janë emëruar drejtuesit e përkohshëm të Durrësit e Lezhës.

Shkruar nga Versus

Kryepolicit të Elbasanit i refuzohet dorëheqja, ndryshime

Në policinë e Shtetit janë bërë ndryshime në nivel drejtuesish. Vilson Bala i cili deri më tani ka drejtuar policinë e Durrësit, është emëruar drejtor i drejtorisë vendore të policisë së Korçës.

Afrim Tafa është caktuar përkohësisht drejtor i drejtorisë vendore në Durrës. Ndërsa Islor Islami është caktuar përkohësisht drejtor i drejtorisë vendore në Lezhë.

Mësohet gjithashtu se drejtorit të DVP Elbasan, drejtues Fatmir Hoxha, për rezultatet e larta të arritura gjatë fundvitit 2025 në DVP Elbasan, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda i ka revokuar dorëheqjen e tij, dhe për këtë fakt do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Versus.al

Poll