BOTA /

Tragjedia në Siçili / Nxirret në breg trupi i 5-të, në kërkim për të zhdukurin e fundit

Rojet bregdetare italiane u nisën herët këtë të enjte drejt vendit të Bayesian në ditën e katërt të operacionit të kërkimit për të zhdukurit

Shkruar nga M.H

Tragjedia në Siçili / Nxirret në breg trupi i 5-të,

Trupi i pestë i zhdukur është gjetur nga zhytësit brenda rrënojave të Bayesian, anijes me vela që u mbyt të hënën në mëngjes në brigjet e Siçilisë ndërsa kërkimet për të zhdukurin e fundit vazhdojnë.

Rojet bregdetare italiane u nisën herët këtë të enjte drejt vendit të Bayesian në ditën e katërt të operacionit të kërkimit për të zhdukurit.

Gjashtë persona, përfshirë manjatin e teknologjisë, Mike Lynch, mbetën të zhdukur pas fundosjes së jahtit rreth orës 5 të mëngjesit të së hënës.

Ndërkohë, trupi i pestë i gjetur nga zhytësit është nxjerrë në breg këtë mëngjes dhe ekipet e shpëtimit besojnë se është vetëm çështje kohe derisa të lokalizojnë të gjashtin dhe të fundit brenda jahtit të fundosur, i cili shtrihet 50 metra nën ujë.

Operacionet kanë hasur komplikacione nga thellësia në të cilën ishte zhytur jahti, si dhe nga mbeturinat që pengojnë zhytësit të veprojnë. Të vdekurit nuk janë identifikuar zyrtarisht nga autoritetet italiane deri më tani.

Gjashtë personat e konfirmuar si të zhdukur janë: Mike Lynch, Hannah Lynch, Jonathan Bloomer, Judy Bloomer, Chris Morvillo dhe Neda Morvillo.

Viktima e parë e konfirmuar e tragjedisë, është kuzhinieri i anijes Recaldo Thomas, i cili u gjet të hënën.

Turmat e njerëzve teksa trupat kthehen në breg

Tragjedia në Siçili / Nxirret në breg trupi i 5-të,

Tragjedia në Siçili / Nxirret në breg trupi i 5-të,

Kështu paraqitej situata mbrëmë në portin e Porticello, ku qytetarë dhe gazetarë nga mediat ndërkombëtare shikonin sesi një sërë kufomash nxirreshin në breg.

Mbytja e Bayesian ka sjellë një vëmendje të paparë në këtë qytet të vogël bregdetar./ Versus.al

 

Poll