BOTA /

Trump bashkë-nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit midis Kamboxhias dhe Tajlandës

Tailanda dhe Kamboxhia u përfshinë në pesë ditë luftimesh në korrik, duke vrarë dhjetëra dhe duke zhvendosur përkohësisht më shumë se 300,000 civilë, në luftimet më të ashpra midis dy vendeve në më shumë se një dekadë. Luftimet u nxitën nga një mosmarrëveshje e gjatë kufitare.

Shkruar nga Versus

Trump bashkë-nënshkruan marrëveshjen e armëpushimit midis

Donald Trump nënshkroi një marrëveshje armëpushimi midis Kamboxhias dhe Tajlandës menjëherë pas mbërritjes në Malajzi, ndalesa e parë e turneut të tij në Azi, gjatë së cilës pritet të takohet me homologun e tij kinez Xi Jinping.

Marrëveshja u nënshkrua në Kuala Lumpur nga kryeministri kamboxhian Hun Sen dhe homologu i tij tajlandez Anutin Charnvirakul, si dhe nga presidenti i SHBA-së.

Trump është në një vizitë njëditore në kryeqytetin e Malajzisë për të marrë pjesë në një samit të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN). Më pas ai do të udhëtojë për në Japoni dhe Korenë e Jugut.

Tailanda dhe Kamboxhia u përfshinë në pesë ditë luftimesh në korrik, duke vrarë dhjetëra dhe duke zhvendosur përkohësisht më shumë se 300,000 civilë, në luftimet më të ashpra midis dy vendeve në më shumë se një dekadë. Luftimet u nxitën nga një mosmarrëveshje e gjatë kufitare.

Kombet e Azisë Juglindore arritën një armëpushim në fund të korrikut, pasi Presidenti i SHBA-së Donald Trump ndërmjetësoi një marrëveshje.

Në një fluturim për në Malajzi, Trump përshëndeti një " Marrëveshje të Madhe Paqeje " që ai tha se ishte "negociuar me krenari" midis dy vendeve.

Por marrëveshja e nënshkruar sot po prezantohet nga Malajzia, e cila mban presidencën e radhës të ASEAN-it dhe luajti një rol të madh në negociata, si një marrëveshje armëpushimi - jo një marrëveshje paqeje. Ministri i Jashtëm Malajzian

Mohamad Hassan, i cili ka ndjekur nga afër bisedimet, tha dje se marrëveshja e re ka të bëjë me vendosjen e vëzhguesve rajonalë në zonat kufitare të diskutueshme. "Ne duam që të mos ketë më shkelje të armëpushimit", tha ai. "Të dy vendet duhet të tërheqin armët e tyre të rënda nga zonat e mbuluara nga (marrëveshja) dhe në fazën e dytë, të vazhdojnë me çminimin" përgjatë kufijve të tyre, theksoi ai.

Dhjetëra kamboxhianë vazhdojnë të jetojnë në kampe të improvizuara pasi u dëbuan nga fshatrat në kufi që Tajlanda i konsideron pjesë të territorit të saj.

Tajlanda, nga ana e saj, ka thënë se është gati të negociojë me Kamboxhian me kusht që Phnom Penh të tërheqë armët e rënda nga kufiri, të çminojë ato territore, të luftojë rrjetet e mashtrimit online në mënyrë më efektive dhe të largojë qytetarët e saj nga zonat e pretenduara nga Tajlanda.

Poll