Italia u përfshi sot nga protesta masive në 80 qytete të vendit në përgjigjie të njoftimit për tubim të shpërndarë nëpër rrjete sociale në mbështetje të Palestinës. Në disa prej qyteteve nuk munguan as aktet e dhunës ndaj efektivëve të rendit.
Për protestat reagoi edhe kryeministrja italiane Giorgia Meloni e cila i konsideroi ‘të turpshme’ aktet e dhunës, ndërsa nënvizoi mbështetjen ndaj policisë. Meloni shkruajti në rrjetet sociale se dhuna dhe shkatërrimi që nuk kanë të bëjnë fare me solidaritetin dhe nuk do ta ndryshojnë aspak jetën e njerëzve në Gaza, por do të kenë pasoja konkrete për qytetarët italianë.
"Imazhet që vijnë nga Milano janë të turpshme: të vetëshpallur 'pro-miq', të vetëshpallur 'antifa' dhe të vetëshpallur 'pacifistë', duke shkatërruar stacionin dhe duke shkaktuar përplasje me forcat e rendit
Dhuna dhe shkatërrimi që nuk kanë të bëjnë fare me solidaritetin dhe nuk do ta ndryshojnë aspak jetën e njerëzve në Gaza, por do të kenë pasoja konkrete për qytetarët italianë, të cilët do të përfundojnë duke vuajtur dhe duke paguar për dëmet e shkaktuara nga këta huliganë.
Mendimet e mia shkojnë për policinë, e cila është e detyruar të durojë arrogancën dhe dhunën e panevojshme të këtyre pseudo-protestuesve. Shpresoj për dënim të qartë nga organizatorët e grevës dhe të gjitha forcat politike."- u shpreh Meloni në rrjetin ‘X’. Versus.al







