
Shërbimi i Sigurisë së Brendshme (SBU) i Ukrainës njoftoi sot se forcat e Kievit kanë goditur një nëndetëse ruse në portin e Novorossiysk, duke i shkaktuar dëme serioze anijes.
Në një deklaratë thuhet se nëndetësja e klasit Kilo u nxor jashtë veprimit pas sulmit të parë të tillë nga anijet detare pa pilot Sea Baby.
In a massively successful raid, Ukrainian undersea drones snuck into Russia's Novorossiysk harbor and blew up a Kilo-class submarine. pic.twitter.com/JYpKvmTtUB
— OSINTtechnical (@Osinttechnical) December 15, 2025
Është një nga nëndetëset e përdorura për të lëshuar raketa balistike Kalibr kundër Ukrainës. Konsiderohet jashtëzakonisht e qetë.
Kostoja e saj vlerësohet në rreth 400 milionë dollarë, por ka të ngjarë të jetë dukshëm më e lartë sot (rreth 500 milionë dollarë) nëse marrim parasysh se sanksionet kundër Rusisë për shkak të luftës në Ukrainë kanë rritur koston e materialeve.

