BOTA /

Vdes brenda qendrës së masazhit shtetasi i huaj, dëshmia e dy punonjëseve

Punonjëset e qendrës së masazhit kanë dëshmuar se klienti ishte ndjerë keq gjatë trajtimit.

Shkruar nga Versus

Vdes brenda qendrës së masazhit shtetasi i huaj, dëshmia e dy

Kosovë- Një shtetas i huaj ka ndërruar jetë gjatë ditës së djeshme në Prishtinë teksa ndodhej në një qendër masazhesh.

Në njoftimin e shpërndarë, policia bën me dije se dëshmitaret femra kanë deklaruar se shtetasi i huaj u ndje keq teksa merrte trajtimin e masazhit dhe për rrjedhojë ndërroi jetë.

“Prishtinë 25.08.2024-14:00. Dy dëshmitare femra kosovare kanë njoftuar se klienti i tyre viktima mashkull shtetas i huaj gjatë trajtimit iu ka keqësuar gjendja shëndetësore. Njësiti emergjencës ka dal në vend ngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete”, thuhet në njoftim. Versus.al

Poll