BOTA /

Verifikim pasuror për Vjosa Osmanin? Reagon presidenca e Kosovës

Shkruar nga Versus

Verifikim pasuror për Vjosa Osmanin? Reagon presidenca e Kosovës

Që prej ditës së djeshme në mediat e Kosovës ka qarkulluar lajmi se Agjencia Kundër Korrupsionit ka nisur një procedurë zyrtare për të verifikuar pasurinë e presidentes Vjosa Osmani pas vërejtjes së dallimeve të dukshme në deklarimet e saj të pasurisë për vitet 2024 dhe 2025.

Lidhur me këtë pretendim ka patur edhe një reagim nga ana e presidencës ku thuhet se Osmani mirëpret verifikimet nga cilido institucion, por nënvizon se duhet të jenë të bazuara në paanshmëri dhe jo fushata njollosjesh.

“Presidentja Osmani mirëpret çfarëdo verifikimi nga cilido institucion, që është i bazuar në pavarësi, paanshmëri, integritet, ligj dhe fakte të vërteta, por jo në fushata njollosjesh, të cilat dihet mirëfilli pse po ndodhin”- tha zëdhënësi i Osmanit.

Ndërsa shtohet më tej se nuk kanë informacione për një procedurë të tillë të nisur ndaj presidentes. Versus.al

Poll