BOTA /

VIDEO/ Hollywood-i në flakë! Vdesin 5 persona, digjen edhe shtëpitë e të pasurve të globit

Mbi 100 mijë persona janë larguar nga shtëpitë e tyre në Los Angeles të Klanifornias.

Shkruar nga Versus

VIDEO/ Hollywood-i në flakë! Vdesin 5 persona, digjen edhe

SHBA- Të paktën pesë persona kanë humbur jetën nga zjarret që përfshinë zonën rreth Los Anxhelosit të mërkurën.

Deri në 1,500 ndërtesa janë djegur nga zjarret që kanë shpërthyer rreth qytetit të dytë më të madh të Amerikës, duke detyruar mbi 100,000 njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.

Erërat e forta të uraganit shkaktuan flakë vdekjeprurëse të cilat përhapeshin nga shtëpia në shtëpi pranë zonës luksoze të Paqësorit duke djegur një pjesë të pasurive të paluajtshme të Kalifornisë të blera nga njerëz të famshëm të Hollivudit.

Zjarri u përhap në Kodrat e Hollivudit vetëm qindra metra larg bulevardit të famshëm “Hollywood” duke bërë që autoritetet të nisnin evakuuimin e banorëve të vendit që njihet si “kryeqyteti botëror i argëtimit”. Versus.al

Poll