BOTA /

VIDEO/ "Më vodhën jetën", prej 2006-ës nën mbrojtje, shkrimtari shpërthen në lot pasi fitoi gjyqin ndaj mafias "Camorra"

Shkruar nga Versus

VIDEO/ "Më vodhën jetën", prej 2006-ës nën

Itali- Gjykata e apelit në Romë konfirmoi një vendim të vitit 2021 për dënimin e ish-bossit të mafias famëkeqe Camorra dhe avokatit të tij të cilët u shpallën fajtorë për kërcënime ndaj shkrimtarit Roberto Saviano. Ky i fundit njihet për shkrimet dhe qëndrimet e tij kundër mafias.

Francesco Bidognetti, një ish-lider i mafias napolitane Camorra, i cili tashmë po vuante dënimin me burgim të përjetshëm për një sërë krimesh të tjera të rënda, u dënua me 18 muaj për kërcënim. Ndërsa ish-avokati i tij asokohe, Michele Santonastaso u dënua me 14 muaj burg për të njëjtin krim.

Pas vendimit, 45 vjeçari Saviano, qau me dënesë ndërsa përqafoi avokatin e tij. Ai u tha gazetarëve se gangsterët e Camorra-s i kishin "vjedhur jetën", duke e detyruar të jetonte nën mbrojtje 24-orëshe.

 

Dënimet lidhen me një mesazh që Santonastaso lexoi në gjykatë në vitin 2008, gjatë një gjyqi tjetër, në emër të Bidognetti-t dhe një bosi tjetër të Camorra-s. Mesazhi i kërkonte Savioanos dhe një gazetari tjetër që ta bënin punën siç duhet dhe të ndalonin shkrimet për mafian napoletane.  Saviano ka jetuar nën shoqërimin e policisë që nga viti 2006, kur botoi "Gomorrah", një ekspoze mbi Kamorrën që është bërë edhe film dhe serial televiziv. Versus.al

Poll