SHBA- Një aeroplan pasagjerësh me 178 persona në bord ka marrë flakë pas një defekti në motor dhe është detyruar të devijohet për në Denver.
Fluturimi 1006 i American Airlines, në një Boeing 737-800, po udhëtonte nga Kolorado Springs për në Dallas Fort Ëorth kur ekuipazhi raportoi dridhje të motorit, njoftoi Administrata Federale e Aviacionit (FAA).
Aeroplani më pas i u devijua në Denver, Kolorado dhe u ul i sigurt. Imazhet e publikuara në rrjete sociale tregojnë flakë dhe tym në një prej motorëve.
Fatmirësisht 172 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit në bord, kanë mundur të dalin nga aeroplani. 12 prej tyre kanë pësuar dëmtime të lehta dhe po marrin ndihmë mjekësore.
Së fundmi shpesh herë po shfaqen probleme me aeroplanët, duke shtyrë në krijimin e teorive të ndryshme konsiprative. Por deri më tani, nga aksidentet e ndodhura në SHBA, është provuar se bëhej fjalë për defekte teknike, ose moskomunikim me kullën e kontrollit. Versus.al







