Portugalia u përfshi nga shirat e rrëmbyeshëm gjatë mëngjesit të ditës së djeshme, gjë që ka sjellë përmbytje të disa zonave në Olhao, Algarve dhe Faro.
Vetëm 20 minuta shi mjaftuan për të shkaktuar përmbytje të zonave urbane, por fatmirësisht nuk janë raportuar persona të lënduar pavarësisht incidenteve të regjistruara.
Moti i keq duket se ka përfshirë disa prej shteteve të Europës pas një vere shumë të nxehtë. Pak javë më parë, ishte Valencia në Spanjë rajoni që pati përmbytje masive që shkaktuan qindra të vdekur dhe të zhdukur. Qytetarët u ngritën në masë duke protestuar kundër qeverisë të cilën e akuzuan për mos-marrjen e masave konkrete në parandalimin e dëmeve katastrofike. Versus.al







