Një 19 vjeçare nga Serbia ka ndërruar jetë tragjikisht teksa zgjidhi parashutën dhe ra nga një lartësi prej 50 metrash në detin Adriatik.
Tjana Radonic, nga Novi Sadi i Serbisë ishte me pushime në Budva të Malit të Zi, kur nga paniku zgjidhi litarët e parashurës dhe ra në boshllëk, sipa sDailymail.
Pushuesit e tmerruar në plazh thonë se e dëgjuan Tijanën të bërtiste sekonda para se të binte:
“Më ulni poshtë! Më ulni poshtë!”
Media lokale Republika raportoi se të tjerë e dëgjuan duke bërtitur “ndihmë”.
Rrethanat e vdekjes së 19-vjeçares mbeten të paqarta, me mediat lokale që raportojnë se ajo po filmonte një video promovuese për një agjenci turistike lokale.
Momenti tragjik është kapur dhe në kamera.
Videoja tregon Radonic duke hequr fillimish jelekun e shpëtimit dhe më pas duke zgjidhur rripat e sigurisë që ishin rreht këmbëve të saj, gjë që çoi në rënien e saj.
Kujdes! Pamje të rënda
Tijana Radonjic, a 19-year-old from Serbia, died after falling over 50 meters during a parasailing video shoot in Becici, near Budva, Montenegro, on May 28, 2025.
— Tony (@TonyL_01) June 2, 2025
Reports say that she unbuckled her seatbelt, possibly due to a panic attack, but her family disputes this.
Sad. pic.twitter.com/iiiI857bY4
Prindërit e 19-vjeçares, Branka dhe Goran, ndanë një mesazh lamtumire prekës përpara funeralit të saj:
"Nuk do ta pranojmë kurrë këtë, as nuk do ta pranojmë që ti je larguar. Do të jesh përgjithmonë në zemrat tona. E duam pafundësisht vajzën tonë të guximshme dhe do të na mungosh përgjithmonë. Pusho në paqe dhe engjëjt të ruajnë. Ti je një prej tyre tani."
Policia po heton rrethanat e vdekjes së saj, ndërsa pronari i kompanisë turistike tha se 19-vjeçarja dukej e lumtur para aktivitetit:
"Ajo ishte e lumtur dhe me humor të mirë para fluturimit. Ajo nuk tregoi frikë nga lartësitë apo fluturimi. Para se të niseshim, ajo po u bënte me dorë miqve të saj në plazh dhe ata ia kthyen. Gjithçka dukej mirë. Nuk e dimë pse ajo e zgjidhi rripin e sigurimit dhe u hodh. Mendoj se nuk e bëri me vetëdije, por në një moment frike të pakontrollueshme.' /Versus.al







