MAGAZINË /

Arrestohet në Kaliforni ikona e popit, Britney Spears

Shkruar nga Versus
Arrestohet në Kaliforni ikona e popit,  Britney Spears
Britney Spears

Këngëtarja e njohur amerikane Britney Spears është arrestuar në Kaliforni, sipas dokumenteve të gjykatës amerikane.

Sipas të dhënave zyrtare, ajo u arrestua nga California Highway Patrol rreth orës 21:30 me orën lokale (05:30 GMT) të mërkurën. Spears u lirua në orët e para të mëngjesit të së enjtes dhe pritet të paraqitet në Ventura County Superior Court më 4 maj.

Dokumentet e gjykatës nuk specifikojnë arsyen e arrestimit, ndërsa ende nuk ka detaje të tjera zyrtare mbi rrethanat e ngjarjes./Versus.al

Poll