MAGAZINË /

Euro 2024, Broja: Jemi në grupin më të vështirë në kampionat, por mund t’ja dalim

Armando Broja u shpreh i bindur se Shqipëria i ka shanset të avancojë në grupin e vështirë ku ndodhet në "Euro 2024"

Shkruar nga Versus
Euro 2024, Broja: Jemi në grupin më të vështirë në
Armando Broja

Futbollisti i kombëtares, Armando Broja ka dhënë një intervistë ku ka folur për karrierën e tij futbollistike dhe për europianin që pritet të nisë më 14 qershor në Gjermani.

Ai pati lëvdata për tifozët kuqezi duke i cilësuar si “më të mirët në botë”.

“Tifozët e Shqipërisë janë më të mirët në botë. Ne jemi një trup i vetëm. Lojtarët, tifozët dhe vendi ynë të gjithë së bashku kemi”, nis rrëfimin e tij Broja duke u ndalur më pas tek mënyra e tij e festimit, ku në Angli e lidhin me një imitim ndaj Anelkas, ish sulmuesi i Chelsea, por Broja e përsëriti se festa e tij ka lidhje me simbolin e vendit të tij, shqiponjën:

“Kur shënoj festoj duke bërë shqiponjën. Të gjithë mendojnë se imitoj Anelkanë, por unë festoj sepse dashuroj vendin tim. Është një mënyrë festimi unike”, theksoi Broja.

Sulmuesi shqiptar u pyet edhe në lidhje me Euro2024, ftesën e marrë nga Sylvinho dhe grupin ku bën pjesë Shqipëria:

“Do të jetë një emocion i madh për mua. Dua të falënderoj edhe familjen pasi më ka mbështetur gjithmonë.  Të gjithë e dimë se jemi në një grup të fortë, mbase më i vështiri në Europian, por ne mund të shkojmë në Gjermani dhe mund të bëjmë diçka të veçantë”, u shpreh Broja.

Poll