EKONOMI & MJEDIS /

Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit, pritshmëritë për të ardhurat rriten me 27 mld lekë! Sektorët që përfitojnë

Rishikohet buxheti 2024, fonde shtesë për bujqësinë, skemë investimesh për fermerët 500 mln lekë

Shkruar nga M.H
Rishikohet për herë të dytë buxheti i shtetit,
Ministri Petrit Malaj gjatë shpalljes së vendimeve

Ministri i Financave Petrit Malaj ka paraqitur ditën e sotme vendimet e qeverisë për buxhetin vjetor të 2024 dhe fushat të cilat do të financohen.

Sektorët që do të përfitojnë nga fondet shtesë do të jenë bujqësia, arsimi, shëndetësia, sporti dhe ujësjellësi.

Ministri bëri me dije se është rishikuar për herë të dytë buxheti i shtetit dhe janë rritur pritshmërite për të ardhurat në vlerën 27 mld lekë, ndërkohë që paraqiti edhe ndryshimet më të fundit të buxhetit të vitit 2024.

Janë miratuar disa ndryshime të rëndësishme për buxhetin e vitit 2024 si rezultat i performancës pozitive nga agjencitë tatitmore, të ardhura nga qeverisja vendore etj. Kemi rritur të ardhurat e parashikuara për këtë vit në vlerën 27 miliardë lekë. Këto të ardhura shtesë janë menduar të shpërndahen në ato sektorë që kanë ndikim të lartë në jetën sociale dhe kontribuojnë në zhvillimin ekonomik të vendit”- tha Malaj.


Me rishikimin për herë të dytë të buxhetit, konkretisht janë miratuar këto ndryshime financimin e sektorëve:

Në bujqësi, 500 milionë lekë skemë investimesh për fermerët

Në shëndetësi, 200 milionë lekë shtesë për shërbimin parësor

Në administratën policore, 1.3 miliardë lekë për orët shtesë dhe paketat ushqimore të policëve

Në sport, 300 milionë lekë për sportistët me rezultatet më të mira

Si dhe 2 miliardë lekë për ujësjellësit dhe kanalizime./ Versus.al

 

Poll
Më poshtë do të gjeni dhe kandidatët e Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike për të gjitha qarqet: