All - Scripts - 1
All - Scripts - 3
AKTUALITET /

Arrestohen në Zvicër një cift shqiptarësh të arratisur nga burgu në Itali: Ajo lirohej për pak ditë...

38 vjeçarja Ermelinda Spahiu ishte e denuar së bashku me shokun e saj të jetës, 44-vjeçarin Emilian Bici, për tentativë vrasje dhe dënimin po e vuanin me kusht duke punuar në një ferme. Kur 38 vjeçares i kishin mbetur edhe pak ditë nga liria, ata të dy arratisen, për tu kapur nga policia në Zvicër

Shkruar nga a.b.
All - Paragraf - 1

Arrestohen në Zvicër një cift shqiptarësh të arratisur

All - Paragraf - 2

I ngjan një arratisje dashurie ajo e çifti shqiptarësh të shpallur në kërkim nga drejtësia italiane për largim nga vendi i vuajtjes së denimit. Ajo, 38 vjeçarja Ermelinda Spahiu ishte e denuar së bashku me shokun e saj të jetës, 44-vjeçarin Emilian Bici, për tentativë vrasje dhe dënimin po e vuanin me kusht duke punuar në një ferme. Kur 38 vjeçares i kishin mbetur edhe pak ditë nga liria, ata të dy arratisen, për tu kapur nga policia në Zvicër. Ai kishte ndërkohë edhe 3 vjet heqje lirie me kusht.

Siç njoftojnë mediat zvicerane policia vuri re një automjet me targa italiane në një rrugë të Ueiningenit, dhe pas kontrollit të pasagjerëve të automjetit konstatuan se ata nuk kishin mjet identifikimi e për këtë arsye mësohet se janë dërguar në stacionin policor.

Sipas policisë, nga identifikimi rezultoi se ata ishin 44-vjeçari Emilian Bici dhe 38-vjeçarja Ermelinda Spahiu, të cilët kërkoheshin ndërkombëtar nga Italia, pasi ishin arratisur nga një burg atje.

Gjatë kontrollit të automjetit, policia kantonale e Zyrihut sekuestroi mjete për vjedhje, ndërsa dyshja u dërgua në zyrën e prokurorit publik të Zyrih-Limmat.

Arratisja nga burgu italian

All - Paragraf - 7

Emilian Bici dhe Ermelinda Spahiu u arratisën nga burgu në Itali në nëntor 2023. Ata u dënuan në vitin 2018 për një tentativë vrasjeje në Punta Marina. Bici dhe Spahiu vuanin dënimin në burgun e Pesaros në gjysmë liri në një fermë lokale.

Bici dhe Spahiu u dënuan në shkurt të 2023 në Ravena, së bashku me një shqiptar të tretë për goditjen me thikë të një 57-vjeçari para një lokali në Punta Marina. Atë mbrëmje 57-vjeçari i sulmuar ka qenë në lokal duke pirë një gotë verë, kur në një moment kanë mbërritur tre të tjerët. Teksa u njohën, filloi një bisedë, e cila më pas çoi në një debat, sepse viktima nuk kishte dashur t’i ndihmonte ata të gjenin strehim për natën. Shpejt dy personat e kanë goditur 5 herë me thika 57-vjeçarin, ndërsa Ermelinda Spahiu e ka mbajtur atë. Më pas doli se tre shqiptarët ishin pjesë e një grupi të specializuar për vjedhje dhe grabitje dhe ndoshta i kishin kërkuar bashkatdhetarit të tyre strehim në zonë.

 

Poll

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 3
All - ArticleEnd - 4