Një qen është "oktapodi i ri Pol". Quhet Corgi dhe është qeni i zotëruar nga Steph Furry. Ai prej kohësh bën parashikime me një top të lehtë basketbolli që e gjuan drejt një koshi plehrash dhe shumë shpesh i ka “rënë kokës”.
Sipas Corgi-t, Spanja do të fitojë Euro 2024 në finale e 14 korrikut në Berlin dhe përballë do të ketë… Portugalinë.
Corgi ka bërë një parashikim dhe për grupin B, ku gjendet Shqipëria dhe ka një surprizë…
Sipas qenit, yll i rrjeteve sociale me 218,000 abonentë në Instagram, Shqipëria do të renditet e treta në grup, duke lënë pas…Italinë, të dyten rendit Kroacinë dhe të parin në grup natyrisht Spanjën.
Corgi parashikoi në një video të postuar këtë të premte në llogarinë e tij fitoren e La Roja, duke përdorur një top basketbolli të futur në një kosh plehrash.
Gjatë finales së fundit të Champions League, qeni i vogël kishte parashikuar saktë fitoren e Real Madridit, pavarësisht një gabimi në numrin e golave.
Qeni i Steph Furry nuk e sheh skuadrën franceze që të shkojë deri në finale në Gjermani. Blutë sipas tij do të ndalen në çerekfinale pas një tjetër humbjeje ndaj Portugalisë.
Ndërsa për ndeshjen mes Gjermanisë dhe Anglisë, qeni i famshëm i rrjeteve sociale parashikon që “panzerat” gjermanë do të marrin 3-pikëshin.







