AKTUALITET /

Abuzim me tenderat e Covid-19, SPAK merr në hetim ministren e Arsimit, Ogerta Manastirliu

Manastirliu akuzohet se ka kryer shkelje duke bërë tendera sekretë për covid-19.

Shkruar nga B.V
Abuzim me tenderat e Covid-19, SPAK merr në hetim ministren e Arsimit,
Ministrjae Arsimit Ogerta Manastirliu

Tiranë- Prokuroria e Possaçme (SPAK) ka marrë nën hetim ministren e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.

Mësohet se procedimi penal ndaj saj është regjistruar për veprën penale “Shpëdorim detyre” pas kallëzimit të bërë nga deputetja e PD, Albana Vokshi në vitin 2020 për keqmenaxhim dhe abuzim me fondet e Covid-19 asokohe kur Manastirliu mbante postin e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.

Sipas kallëzimit të bërë nga Vokshi, Manastirliu akuzohet për tendera sekretë gjatë detyrës së saj. Në shkurt, vetë Manastirliu u paraqit në ambientet e Prokurorisë së Posaçme ku u mor në pyetje. Pas daljes, ajo tha për mediat, se çështja për të cilën u pyet përbënte sekret hetimor dhe prandaj nuk mund të jepte detaje. Javë më pas, Vokshi dorëzoi në SPAK edhe një kallëzim shtesë për Manastirliun, duke shtuar provat për tenderat që sipas saj janë bërë në kundërshtim me ligjin. Versus.al   

Poll