POLITIKË /

Rrëzohet mocioni për debat për investigimin e “Rai 3”, ndërpritet për herë të tretë seanca

Lindita Nikolla ndërpreu seancën pas bllokimit të foltores nga deputetët e opozitës.

Shkruar nga B.V
Rrëzohet mocioni për debat për investigimin e “Rai
Deputetët e opozitës bllokojnë foltoren

Seanca plenare në Kuvend është ndërprerë sot për të tretën herë.

Pas rrëzimit të kërkesës së Gazment Bardhit për mocion me debat lidhur me akuzat e Arben Ahmetajt ndaj Ramës në investigimin e “Rai 3”, seanca plenare është përfshirë nga kaosi.

Deputetët e opozitës kanë bllokuar foltoren e Kuvendit duke penguar vijimin normal të seancës. Në kushte të tilla, Nikolla kërkoi ndërprerjen e seancës për 5 minuta pushim, për të tretën herë pas përplasjeve me Flamur Nokën.

Mocioni i opozitës për debat mbi investigimin e "Rai 3", lidhet me akuzat e ish-zv.kryeministrit, Arben Ahmetajt i cili gjatë një darke me gazetarin italian rrëfente sesi kryeministri Edi Rama kishte një koordinator për lidhjet me grupet kriminale të vendit. Versus.al

Poll