AKTUALITET /

Dhuna në pallatin mbretëror, prokuroria çon për gjykim Princ Lekën dhe babain e Elia Zaharias

Shkruar nga B.V
Dhuna në pallatin mbretëror, prokuroria çon për gjykim
Elia Zaharia në gjykatë dhe përplasja me Princ Lekën në pallatin mbretëror

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen për dhunën në familjen mbretërore, ku muaj më parë, u publikua një video e Princ Lekës i cili pretendonte se ishte dhunuar nga i ati i Elia Zaharias, Gjergj Zaharia.

I njëjti pretendim u bë edhe nga pala tjetër, konkretisht Elia Zaharia e cila akuzonte Princ Lekën se kishte dhunuar babain e saj. Vetë Gjergj Zaharia gjatë dëshmisë së tij hodhi poshtë pretendimet e princit duke thënë se vetëm ishte vetëmbrojtur. 

Pas ndarjes së çiftit mbretëror që më 25 Prill, Elia Zaharia ka rënë dakord që Princ Leka të kalojë kohë të barabartë me të bijën Geraldinën. Shkak për divorcing mendohet se u bë mungesa e komunikimit dhe ndërprerja e bashkëjetesës së çiftit.

Vajza do të kalojë çdo javë një kohë të pandërprerë, (të qëndrojë në rezidencën e babait) jo më pak se 48 orë, (dy ditë të plota), ditën e premte dhe të shtunë, duke përfshirë shoqërimin nga babai dhe veprimtari të tjera sociale, kulturore dhe arsimore ku mund të angazhohet Geraldina gjatë periudhës së qëndrimit tek babai Princ Leka. Versus.al