MAGAZINË /

Diell dhe temperatura deri në 37 gradë, si parashikohet të jetë moti gjatë javës

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 10 qershor.

Shkruar nga B.V

Diell dhe temperatura deri në 37 gradë, si parashikohet të

Java pritet të jetë kryesisht në ndikim të kushteve atmosferike të qendrueshme dhe të nxehta.

Sipas Shërbimit Meterologjik Ushtarak, nga dita e hënë dhe deri ditën e mërkurë vendi ynë pritet të ketë mot me alternime kthjellimesh dhe vranësira kalimtare.

Ditën e enjte pritet që vendi ynë të jetë në ndikim të kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe pas orëve të mesditës mot me kthjellime.

Reshjet e shiut me intensitet të ulët pritet të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit deri në orët e mëngjesit në veri dhe qendër të vendit. Në orët e mesditës reshjet e shiut do të riaktivizohen përsëri por vetëm përgjatë relieveve malore të vendit.

Ditën e premte moti parashikohet të jetë kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare.

Era parashikohet të jetë kryesisht nga kuadrati i jugut me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës kryesisht ditën e hënë pritet të fitojë shpejtësi deri në 12-14m/sek. Valëzimi në dete  pritet të jetë i forcës 2-3 ballë. Versus.al

Poll