AKTUALITET /

Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë, dyshohet se ka rënë në rrymën elektrike

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit

Shkruar nga M.H
Gjendet i pajetë 65-vjeçari në Divjakë, dyshohet se ka
Foto ilustruese

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Spolat, Divjakë, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në afërsi të banesës, pasi dyshohet se ra në kontakt me rrymën elektrike.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 08:00, në fshatin Spolat, Divjakë, është gjetur pa shenja jete, afër banesës së tij, shtetasi B. Ç., 65 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike.  

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./ Versus.al 

Poll