AKTUALITET /

Dosja "5D"/ Nën akuzë për shpërdorim detyre dhe abuzim me tendera, lihen në burg 3 ish-drejtorët e bashkisë Tiranë

Ish-drejtorëve të bashkisë Tiranë u është rrëzuar kërkesa për ndryshimin e masës së sigurisë.

Shkruar nga B.V
Dosja "5D"/ Nën akuzë për shpërdorim detyre dhe
Mariglen Qato, Taulant Tusha dhe Redian Molla

Tiranë- Apeli i GJKKO ka lënë në qeli ish-drejtorët e bashkisë Tiranë të arrestuar për aferën e njohur si “5D”.

Për rrjedhojë Redian Molla, Taulant Tusha dhe Mariglen Qato do të vijojnë të mbeten në “arrest me burg” nën akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe abuzimit me tenderat publikë.

Ndërsa në masën “detyrim paraqitje” janë lënë pesë persona të tjerë të akuzuar si të përfshirë në këtë aferë, konkretisht Enton Punavija, Julian Zanaj, Albano Janku, Nestor Muhamellari, Deborah Keçi dhe Englatina Zere.

Sipas hetimeve të SPAK mbi këtë dosje, Molla dhe Qato kanë zotëruar kompaninë “5D Construction” e cila fitoi 16 tendera në bashkinë e Tiranës dhe në institucionet e varësisë përfshirë këtu edhe Ujësjellës-Kanalizime dhe “Tirana Parking”, me një vlerë prej afro 11 milionë euro. Ata përdornin persona të tjerë si pronarë fiktivë.

Që pas arrestimit të ish-drejtorëve, Partia Demokratike dhe Partia e Lirisë kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme para bashkisë Tiranë ku kërkojnë dorëheqjen nga posti të  kryebashkiakut Erion Veliaj. Në të gjitha protestat, ka pasur përshkallëzime deri në hedhjen e sendeve të forta ndaj policëve dhe hedhjen e molotovëve. Versus.al

 

Poll