
Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është paraqitur sot në gjykatën e Apelit të Tiranës në procesin e apelimit të dënimit prej 1 viti burg që gjykata ka caktuar ndaj tij në 2019-ën nën akuzën e kallëzimit të rremë për përgjimin e publikuar në 2018-ën ku pretendohej se shfaqej Geron Xhafa, vëllai i ministrit të Brendshëm asokohe Fatmir Xhafa.
Salianji i cili mbërriti në gjykatë me një numër të madh deputetësh demokratë, publikoi audiopërgjimin duke thënë se ndërkohë që autoritetet italiane e kishin shpallur në kërkim për drogë, Geron Xhafa shfaqet I lirë në vendin tonë.
Gjatë fjalës së tij në gjykatë, Salianji solli në vëmendje denoncimet e bëra ndaj figurave të tjera publike duke pretenduar se ka dalë fitues në secilin prej këtyre gjyqeve.
“Në funksionin tim si deputet dhe sekretar kam bërë denoncime te ndryshme në lidhje me funksionarë te lartë, për Arben Ndoka, Agron Cara, Flamur Bibe, Damian Gjiknuri, Erion Veliaj, Saimir Tahiri, Geron Xhafa, Artur Hushi, Ervin Roshi, Vangjush Dako, Safet Gjici, Pjerin Ndreu dhe keshtu me radhë. Të gjitha këto ccështjet kanë qenë të denoncuara prej meje dhe të çuara në gjykatë. Të gjitha çështjet që kanë pasur ne ccdo gjykatë janë fituar. Në vitin 2017 kemi nisur një denoncim për ish ministrin e drejtesise dhe deputetin e PS tanimë, që kishte favorizuar që vellai i vetë me këto dy emra, i dënuar për trafik lendesh narkotike, i qenka dënuar reputacioni. Ne kemi nxjerr dokumentin gjyqësor të gjykatës italiane ku kemi thënë ky njeri ka dënim, ndërkohë vëllai është minister i brendshëm. Siç e dëgjuat nga avokati i gazetarit, ai thotë e kam bërë unë. Albert Veliu thotë e kam bërë unë. Ku hy unë ketu? Si hy unë këtu? E para nuk ka kallëzim. Ç’është kjo vepër kallëzim publik? Pa diskutim që unë këtë do e bëj 1000 herë dhe kur të dal nga kjo”- tha Salianji.
Ai tha ndër të tjera se nëse audiopërgjimi do ishte i rremë, atëherë do kishte një reagim të menjëhershëm nga ana e ministrit të Brendshëm asokohe Fatmir Xhafa por ky i fundit heshti për ditë të tëra së bashku me prokurorët me të cilët sipas Salianjit, Geron Xhafa shfaqej duke komunikuar.
"Ka email-e qe vërtetijnë qe ne këtë audio përgjim e kemi patur në tetor 2017. Denoncimi është bere ne 4 maj 2018, në orën 11:00. Për tre dite me radhë pati heshtje nga ministri dhe vellai i vete dhe heshtje nga prokurorët. Zero reagim. Nëse një njeri preket në mënyrë te padrejtë del dhe thotë nuk jam unë personi i denoncuar me zë. Se ajo është me zë. Ky zotëri denoncohet në oren 11:00, dhe pavarësisht dënimit të tii me burg, shkon me influencën e vellait të tij dhe vetedorëzohet. Prova qe ështe ngritur e gjithë kjo “farsë” është që zëri i Agron apo Geron Xhafa ka ardhur me Usb, nga një avokat që tani mbron të gjithë ministrat e korruptuar. Ndërkohë kur ka qenë në prokurori, e ka ndihmuar qe ti shmanget dënimit. Ka nje lidhje me shume se klient-avokat"- tha ai.
Deputeti demokrat shtoi më tej se të përfshirët në dosje, si Albert Veliun të njohur si “Babalja” po ashtu edhe Fredi Alizotin i cili vuajti dënimin prej 2 vitesh burg nën akuzën e kallëzimit të rremë me pretendimin se kishte imituar zërin e Geron Xhafës, nuk i ka njohur kurrë.
“Albert Veliun dhe Alfred Alizotin unë nuk i kam njohur kurre. Si e kam bërë unë nje kallëzim te rremë , kur ata thone që e kanë bërë vetë. Si ka mundesi që Alizoti nuk ka asnjë komunikim me mua, zero asnjë koktakt. Alizoti urdhëron drejtorin e policise së Fierit me sill paratë se jam me shefin këtu. Alizoti urdhëron drejtorët e policisë së qarqeve. Drejtori i policisë Andon Marku i jep para këtij. Të gjithë këta prokurorët dhe gjyqtarët janë të gjithë te shkarkuar. Kulluri dhe Osmani u shkarkuan. Kol Hysenaj po ashtu.
Salianji: Artan Gjermeni ka dal në përgjimet e prokurorisë italiane si “zar” dhe “ushtar” i bandës se Lushnjes. Ky është trafikant droge dhe mbron trafikantët. Jam une ketu dhe nuk ka hetim për Fatmir Xhafën që e ka vëllain trafikant droge”- shtoi ligjvënsi demokrat.
Sipas Salianjit, ai nuk është takuar kurrë me Alizotin dhe aq më pak t’i ketë ofruar para për të imituar zërin e Geron Xhafës. Ndërsa theksoi se nuk ka asnjë provë që e përfshin atë në këtë dosje të njohur ndryshe si “Babalja”.
“Gazetari thotë qe unë e kam bërë përgjimin në datë tetor 2017. Ja ku janë qelizat telefonike, kane qenë numrat e Jetmir Olldashit, Fredi Alizotit dhe Geron Xhafës në të njëjtën antenë telefonike. Si ka mundësi qe qelizat telefonike për të tre pulsojnë të lokali i Geron Xhafës. Dhe këte e kemi bërë me plan ne që ata duhet te shkojne aty? Si e bënkrmi në këtë. Unë në jetën time nuk e kam parë kurre Alizotin dhe Albert Veliun. Alfred Alizoti thote që Salianji na ka ofruar para dhe kemi takuar me të. Si Albert Veliu si Alfred Alizoti kanë qenë ose në Vlorë ose në Fier. Këta kane ardhur dhe me kanë marrë mua në telefon për të më dhënë mua stilolapsin, apo cffarë i ka thenë imagjinata. Cila është prova që më implikon mua? Që kam bërë denoncimin? Po do e bëj prap dhe kur të dal nga këtu”- deklaroi Salianji. Versus.al







