BOTA /

Pas Rumanisë, dronët rusë shkelin edhe hapësirën e Letonisë

Menjëherë pasi Rumania raportoi se një dron rus hyri në hapësirën e saj ajrore dhe po kërkonte fragmente në territorin e saj, aleati i NATO-s, Letonia, ka bërë të njëjtën gjë.

Shkruar nga Versus

Pas Rumanisë, dronët rusë shkelin edhe hapësirën e

Menjëherë pasi Rumania raportoi se një dron rus hyri në hapësirën e saj ajrore dhe po kërkonte fragmente në territorin e saj, aleati i NATO-s, Letonia, ka bërë të njëjtën gjë.

“Më 7 shtator një dron rus ka rënë në rajonin Rezekne”, thuhet në një deklaratë nga Ministria e Mbrojtjes së Letonisë.

 “Ai hyri në hapësirën tonë ajrore nga Bjellorusia”, shton deklarata, shkruan Skynews.

Bëhet e ditur se Forcat e Armatosura Kombëtare po veprojnë në përputhje me procedurat, duke përfshirë informimin e komandës së NATO-s.

Ndryshe, Letonia ka qenë mbështetëse e vendosur e Ukrainës që nga pushtimi rus në shkurt të vitit 2022-me presidentin Volodymyr Zelensky të prirur të theksojë se, nëse vendi i tij bie, vende të tilla si Moldavia, Estonia dhe Letonia do të rrezikoheshin nga përpjekjet e mëtejshme të zgjerimit rus.

Poll