
Kjo është historia me shumë gjasa e një vajze shqiptare. E një zane, që edhe pse me krahë gjysëm të thyera nga një sëmundje e pashërueshme, ja doli të realizojë ëndrrën e saj më të madhe. Një faqe në Instagram (Storie degli altri- Historitë e të tjerëve) ka rrëfyer historinë e saj frymëzuese të shoqëruar dhe me foto...
Kjo është Elona. Jeton në Verona.
Ajo është fejuar me Daviden, ata do të donin një fëmijë, por shtatzënia nuk po vjen.
Është viti 2023. Elona nuk ndihet mirë, ka disa kontrolle. Zbulon se ka një sëmundje të rrallë dhe të pashërueshme. I duhet të fillojë menjëherë trajtimin për ta ngadalësuar përparimin e së keqes. Mjekët janë të qartë dhe ja thonë në sy: Këto terapi dhe shtatzënia janë të papajtueshme, prandaj duhet të heq dorë nga ëndrra e saj.
Elona është e dëshpëruar. Nuk mund ta pranojë. Ajo mbyllet në shtëpi duke qarë, mes zemërimit dhe dhimbjes. Kalojnë disa ditë. Elona bëhet gati për punë. Ajo ka dhimbje shpine, ndihet e çuditshme. Ajo vepron me impuls dhe bën testin e fundit të shtatzënisë që i ka mbetur. Pak nga pak shfaqen dy pika. Elona thërret Davidin mes ngashërimash. “I dashuri im, unë jam shtatzënë...”
Ajo ndihet si gruaja më e lumtur në botë, pastaj e sulmon frika. Ka frikë se mos ja transmeton sëmundjen fëmijës, se mos mund ta rrisë dot atë. Kalon nëntë muaj në një lumë emocionesh, gjithmonë në spital, mes kontrolleve dhe shtrimeve në spital. Davide është në krah të saj.
Kur fëmija i tyre lind, ata vendosin t'i vënë emrin Shawn, që do të thotë dhuratë nga Zoti, Elona e mban pranë gjoksit. Ajo shpreson ta shohë atë të rritet, të jetë gjithmonë pranë tij. Është një mrekulli e vogël, e cila erdhi në momentin më të keq të jetës së saj. Ai fëmijë i dha asaj dritë dhe shpresë. Ajo do të punojë për të, me gjithë forcën e saj.
View this post on Instagram






