Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Korçës.
Një 54 vjeçar, Jofiel Koço dyshohet se i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati.
Raportohet se 54 vjeçari është ngjitur në tarracën e pllatit ku banonte i vetëm dhe prej andej është hedhur, duke rënë fillimish mbi çatinë e një ndërtesë fqinje dhe më pas në asfalt ku humbi jetën në vend.
Koço përveç se kishte një aktivitetet të vogël tregtar me vajra automjetesh dhe produkte të tjera që shpërndante në dyqane njihej dhe si astrolog ku shpesh ishte i pranishëm dhe emisione televize ku interpretonte yjet.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e kësaj ngjarjeje tragjike, e cila ka tronditur banorët dhe tregtarët e zonës.
Njoftimi i policisë:
Mëngjesin e sotëm, në lagjen nr.8, dyshohet se është vetëhedhur nga tarraca e katit të shtatë të një pallati, shtetasi J. K., 53 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.







