POLITIKË /

“Po më kopjon” / Eduart Ndocaj - Berishës: "Vetëm një kaubojs ka Shqipëria, je shumë vonë doktor..."

Pas videos së Berishës, Ndocaj ironizoi kreun e PD-së për kapelën, duke theksuar se ky veprim është i vonuar dhe nuk mund ta mbulojë dot “pazarin” që ka bërë me Edi Ramën.

Shkruar nga Versus

“Po më kopjon” / Eduart Ndocaj - Berishës:

Ish-deputeti i Lezhës, Eduart Ndocaj, ka reaguar në rrjetet sociale duke ironizuar kryedemokratin Sali Berishën pas shfaqjes së tij në një video të bërë publike në rrjetet sociale me një kapele “kaubojsish”. Ndocaj, gjatë kohës kur ishte pjesë e Parlamentit ishte i njohur me pseudonimin “kaubojsi”, pasi mbante edhe në sallën e Kuvendit kapele sherifësh amerikan.

Pas videos së Berishës, Ndocaj ironizoi kreun e PD-së për kapelën, duke theksuar se ky veprim është i vonuar dhe nuk mund ta mbulojë dot “pazarin” që ka bërë me Edi Ramën. Ai e kujtoi Berishën për marrëveshjet e kaluara dhe bashkëpunimin e tij me Ramën, sidomos lidhur me amnistinë dhe mbylljen e listave dhe shprehu besimin për fitoren e opozitës së Lulzim Bashës.\


“Je shume vone doktor, vetem nje kaubojs ka ne Shqiperi. Nuk te ben kapelja fitues, por koherenca, se sa here ke pasur mundesi i ke dhene votat Rames, ashtu bere per amnistine e te korruptuarve, ashtu bere per mbylljen e listave. Nuk ta mbulon dot kapelja pazarin me Ramen…” thotë Ndocaj në vieon e bërë publike.

Poll