EKONOMI & MJEDIS /

“Faza e ndërgjegjësimit përfundoi”, Tatimet nisin kontrollet për subjektet që nuk deklarojnë pagat reale

Administrata Tatimore paralajmëron masa ligjore ndaj subjekteve që nuk deklarojnë pagat e punonjësve.

Shkruar nga Versus

“Faza e ndërgjegjësimit përfundoi”, Tatimet nisin

Pas fazës së ndërgjegjësimit që synonte korrigjimin e pagave të deklaruara në sektorin privat, tanimë do të nisë faza e kontrolleve. Nëpërmjet një postimi në facebook, ministri i Financave Petrit Malaj, bën me dije se Tatimet do të nisin kontrollet në subjektet që kanë paga më të ulëta se tregu me synim mbrojtjen e kontributeve shoqërore.

Fillimisht kontrollet do të përqendrohen në sektorin e ndërtimit.

“Përfundon faza e ndërgjegjësimit, nis faza e kontrollit në sektorin e ndërtimit. Pas një fushate ndërgjegjësimi, Administrata Tatimore nis kontrollet në terren ndaj subjekteve me risk për nëndeklarim pagash me fokus sektorin e ndërtimit.

Kontrollet do të fokusohen në subjektet të cilat kanë paga më të ulëta se tregu, me synim mbrojtjen e kontributeve shoqërore dhe të drejtës për pension në të ardhmen. Mbetemi të angazhuar për formalizimin e ekonomisë dhe garantimin e konkurrueshmërisë në treg”- shkruan Malaj. Versus.al

Poll