EKONOMI & MJEDIS /

Gjendje alarmante në Krujë, 50 vatra zjarri! Digjen 10 hektarë zonë pyjore

Zjarrfikësit e kanë të vështirë ndërhyrjen nga toka për shkak të terrenit tepër të vështirë.

Shkruar nga Versus

Gjendje alarmante në Krujë, 50 vatra zjarri! Digjen 10 hektarë

Krujë- Një situatë alarmante paraqitet ajo e sotmja në lagjen “Boje” ku raportohen të ketë rreth 50 vatra zjarri.

Si pasojë e një zjarri që dyshohet të jetë ndezur qëllimisht deri më tani janë djegur 10 hektarë zonë pyjore duke vënë në alarm banorët e zonës dhe autoritetet.

Ndërhyrja është tepër e vështirë për shkak të terrenit të thepisur malor, prandaj po shihet mundësia e ndërhyrjes nga ajri. Ky është zjarri i dytë me përmasa kaq të mëdha në vend pas atij në Shëngjin që zgjati për disa ditë me radhë duke rrezikuar resorte dhe banesa aty pranë. Versus.al

Poll