
Çmimet për produktet bujqësore vijojnë të shënojnë rekorde të reja rritjeje. Për domatet, kastravecat dhe një grup zarzavatesh të tjera të cilat importohen, ka patur një rritje të çmimit me 20%.
Vetëm domatet që vijnë nga Greqia kanë arritur të shiten deri në 400 lekë kilogrami. Ndërsa specat e kuq deri në 460 lekë kilogrami.
Qytetarët shihet se janë mësuar me çmimet e larta dhe nuk tentojnë të reagojnë, por në vend të kësaj blejnë gjithmonë e më pak. Nga ana tjetër, ekspertët e cilësojnë këtë një rritje abuzive të çmimeve me tregtarët që justifikohen se shtrenjtimi vjen si pasojë e rritjes së çmimit të naftës në vend. Versus.al
Qytetet shqiptare, drejt standardeve europiane. Sa gati jemi?
Barrierat që duhet të ngrejë Shqipëria kundër kostos së luftës

