MAGAZINË /

Shqetësim para ndeshjes me Atleticos në Champions, Hansi Flick: Ta sigurojmë gjysmëfinalen që në ndeshjen e parë

Tekniku gjerman kërkon ndërtimin e një epërsie përballë madrilenëve.

Shkruar nga Versus

Shqetësim para ndeshjes me Atleticos në Champions, Hansi Flick: Ta

Trajneri i Barcelona, Hansi Flick dëshiron që skuadra e tij ta “mbyllë” që në ndeshjen e parë çerekfinalen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madrid në “Camp Nou” që luhet të mërkurën në orën 21:00.

Sipas raportimeve nga "El Chiringuito", tekniku gjerman e konsideron vendimtare që Barcelona të marrë një avantazh të madh që në shtëpi, për të shmangur komplikimet në ndeshjen e kthimit.

Brenda klubit ekziston shqetësim i madh për sfidën në “Wanda Metropolitano”, ku atmosfera dhe intensiteti i Atletico Madridit pritet të jenë një provë shumë e vështirë. Për këtë arsye, katalanasit nuk duan ta lënë kualifikimin të hapur para udhëtimit në Madrid.

Qasja e Flick është e qartë: dominim që në fillim dhe ndërtimi i një epërsie vendimtare në ndeshjen e parë. Me mungesa të rëndësishme në mesfushë dhe një kalendar të ngjeshur, Barcelona e sheh këtë përballje si një moment kyç në sezonin evropian.

Nëse plani i Flick funksionon, Barcelona mund të hedhë një hap të madh drejt gjysmëfinales që në “Camp Nou”, përpara një sfide si mysafir që pritet të jetë shumë më e komplikuar. Versus.al

Poll