AKTUALITET /

Kontenierë me mbetjet toksike, Dogana Shqiptare: Nuk janë eksport nga Shqipëria. Vijnë nga Kosova

Sipas Doganës rasti është një tranzit ndërkombëtar i produktit koncetrat zinku nga Kosova.

Shkruar nga B.SH

Kontenierë me mbetjet toksike, Dogana Shqiptare: Nuk janë eksport nga

Dogana Shqiptare në njoftimin e saj ka mohuar faktin se mbetjet toksike me destinacion Azinë Juglindore është produkt nga Shqipëria.

Sipas Doganës rasti është një tranzit ndërkombëtar i produktit koncetrat zinku nga Kosova.

'Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.' shkruhej ndër të tjera në njoftim. 

Njoftimi i Doganës Shqiptare:

Nisur nga informacionet disinformuese që po shpërndahen prej ditësh në media dhe po përdoren për arsye politike dhe për baltosjen e punës së Administratës Doganore Shqiptare, sqarojmë si vijon:

Rasti i cituar nga media nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar i produktit koncentrat zinku nga Kosova. Pra, produkti është koncentrat zinku me origjinë nga Kosova  me firmë dërguese/eksportuese Apelbaum shpk me adresë Rr. Fehmi Agani, Prishtinë/Kosovë; Firma pritëse/importuese është ACHRO AG me bazë në Steinhausen Sëitzerland.

Firma zvicerane ACHRO AG është urdhëruese sipas BILL OF LOADING (B/L) e kompanisë detare MAERSK për transportin e këtij produkti (LOË GRADE ZINC CONCENTRATE) me destinacion firmën pritëse GUANGXI LOGISTICS INDUSTRY INTERNATIONAL TRADE CO. LTD, NANNING, China.

Sa më sipër ritheksojmë se:

Nuk është produkt me origjinë nga Republika e Shqipërisë;

Nuk është eksport nga Shqipëria por një tranzit ndërkombëtar ndërmjet një firme nga Kosova dhe një firme zvicerane pa përfshirjen e asnjë firme nga Shqipëria.

ADSH si në rastet e mëparshëm por edhe në këtë rast, po shkëmben informacion intensiv si dhe po bashkëpunon ngushtë në hetim të përbashkët me OLAF (Zyrën e Luftës kundër Mashtrimeve të BE-së) si dhe organizma të tjera ligj-zbatues.

 

Poll