Pas shqyrtimit të çështjes, gjykata e Strasburgut ka rrëzuar kërkesat e dy të arrestuarve në Britaninë e Madhe të cilët u akuzuan për përdorimin e EncroChat në procedimet penale kundër tyre në atë shtet. EncroChat ishte një mjet i koduar i telekomunikacionit në telefon celular, i cili funksiononte si një rrjet i mbyllur dhe ishte shpërndarë në mënyrë të fshehtë nga viti 2016 deri në vitin 2020.
Kërkesat e tyre në Gjykatë kishin të bënin me marrjen në distancë të të dhënave të përdoruesve të EncroChat nga autoritetet franceze nga 1 prilli deri më 2 qershor 2020 në kontekstin e hetimeve të hapura në Francë dhe transferimin e të dhënave në lidhje me individët që përdorën EncroChat në Mbretërinë e Bashkuar.
Ky vendim duket se “u shuan” shpresat shumë prej personazheve të botës së krimit të cilët janë arrestuar duke u bazuar në bisedat e zbërthyera në aplikacionet “Sky ecc” dhe Encrochat”, por gjithsesi Gjyakata e Strasburgut ka vlerësuar se rrëzimi në këtë gjykatë vjen pasi 2 shtetasit nuk kanë shfrytëzuar mjetet juridike në gjyakatat vendase. Në dokumentin e siguruar nga Versus.al, gjykata e Strasburgut shprehet se
"Sipas këtij statuti, kërkuesit mund të kishin aplikuar për përjashtimin e provave të marra nëpërmjet zbatimit të EIO të datës 11 mars 2020 në të njëjtat kushte dhe në përputhje me të njëjtat procedura si një person nën hetim gjyqësor në Francë, me argumentin se ata ishin në një situatë të krahasueshme procedurale dhe se masat e rikthimit në fjalë ishin të papajtueshme me kërkesat e nenit 8 të Konventës. Kështu, një kërkesë për përjashtim nga provat mund të depozitohej në Divizionin e Hetimeve, duke iu nënshtruar respektimit të çdo kërkese formale dhe afateve kohore të parashikuara nga ligji vendas. Gjykata vuri në dukje, për më tepër, se ky mjet juridik nuk kërkonte që kërkuesit të inkriminonin veten pasi praktika gjyqësore vendase pranonte se kërkesa të tilla për përjashtim nga provat ishin të pranueshme kur ato ishin paraqitur nga persona që akuzoheshin se kishin përdorur EncroChat në procedimet kundër tyre.".
Gjithashtu kjo gjykatë ka sqaruar para se të rrëzonte dhe kërkesë e 2 shtetasve britanikë:
"Gjykata vlerësoi se kërkuesit kishin në dispozicion një mjet juridik, me anë të të cilit ata mund të kishin kundërshtuar efektivisht masën e transferimit të të dhënave të marra në përputhje me UEJ-në e lëshuar më 11 mars 2020, së bashku me masën e rikthimit të të dhënave. Megjithatë, ata nuk kishin shfrytëzuar asnjë mjet juridik në gjykatat franceze dhe nuk kishin paraqitur ndonjë rrethanë të veçantë që mund t'i përjashtonte nga një veprim i tillë. Gjykatave vendase u ishte hequr kështu mundësia për zhvillimin e jurisprudencës së tyre mbi këtë temë, e cila potencialisht do të kishte qenë e dobishme për këdo tjetër në një situatë të ngjashme ose të krahasueshme."
Gjatë mesnatës të 12 qershorit 2020 Encrochat njoftoi të gjithë përdoruesit e aplikacionit që të shkatërronin telefonat pasi autoritetet franceze kishin filluar ç’kodimin e tyre.
Marrja e të dhënave është kryer nga një total prej më shumë se 39.500 celularësh në të gjithë botën, mes të cilëve edhe atyre të zotëruar nga shqiptarët e përfshirë në veprimtari kriminale. Çmontimi i Encrochat çoi në arrestimin e 6558 të dyshuarve dhe sekuestrimin e qindra tonëve heroinë, kokainë dhe kanabis në mbarë botën, gjithashtu edhe të armëve të përdorura nga krimi.
Gjykata e Lartë në Shqipëri rrëzoi kërkesën e biznesmenit të arrestuar për “Metamorfozën” i cili kërkoi që provat e siguruara nga SkyEcc të mos konsideroheshin të ligjshme. Ndërsa vendimi përfundimtar i mbetet Gjykatës Kushtetuese e cila së shpejti pritet të mbajë seancën ku do të njoftojë sesi do të veprohet me këto përgjime të zbardhura të cilat u janë përcjellë autoriteteve shqiptare nga ana e autoriteteve franceze e belge duke bërë që të kapen ata të cilët konsideroheshin si “kokat” e krimit të organizuar. Versus.al
Dokumenta bashkëngjitur







