POLITIKË /

Kundër Bashës e Berishës, Enkelejd Alibeaj me parti të re, zbulohet emri

Ndonëse flitet për bashkim në Partinë Demokratike, gjërat nuk duken të jenë realisht kështu.

Shkruar nga Versus

Kundër Bashës e Berishës, Enkelejd Alibeaj me parti të re,

Ndonëse flitet për bashkim në Partinë Demokratike, gjërat nuk duken të jenë realisht kështu. E ndërsa Sali Berisha pas një beteje të gjatë mori drejtimin e partisë më të madhe opozitare, logon dhe vulën, e Lulzim Basha ka hedhur sinjale për një “Parti Demokratike Europiane”, grupi anti-Berishist dhe anti-Bashist kanë nisur planet për krijimin e një parti të re.

Një prej nismëtarëve është edhe Enkelejd Alibeaj, i cili siç raportohet ditën e nesërme pritet të prezantojë partinë e re. Emri i saj do të jetë “Djathas”. Nuk dihen emrat se kush i janë bashkuar, mirëpo duhet theksuar se kjo nuk është partia e vetme e re që pritet të lindë. Edhe krerët e partive të vogla aleatë të Partisë Demokratike, si Partia Republikave apo LZHK-ja e Dashamir Shehut do të ndërtojnë një formacion të ri politik, por pak dihet se kush do jetë kryetari apo detaje të tjera.

Situata në Partinë Demokratike nisi përçarjen që pas vendimit të Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar. Ky vendim solli një përplasje të ashpër me akuzave dhe kundër akuza mes palëve, me Kongrese të zhvilluara, për të mbërritur deri në dërgimin e çështjes në gjykatë dhe ishte drejtësia ajo që  “tha fjalën e fundit”./Versus.al

Poll