Mbrëmjen e djeshme u zhvilluan disa ndeshje në kompeticionin e Europa League, mes të cilave edhe skuadra e Rangers ku luan sulmuesi shqiptar Nedim Bajrami i cili vendosi një rekord të ri në këtë kompeticion.
Me të nisur ndeshja përballë Malmos në Suedi, Bajramit iu deshën vetëm 55 sekonda të shënonte golin e parë të takimit që u mbyll me rezultatin 0-2. Rekordi nuk ishte arritur që prej vitit 1998 kur i fundit që shënoi për 1 minutë, ishte Genaro Gatuso.
Bajrami vendosi rekord edhe në kampionatin europian duke shënuar golin më të shpejtë në histori për vetëm 21 sekonda përballë Italisë. Versus.al







