Shqipëria nën shënjestrën e propagandës terroriste online. "Versus" ka mësuar se Europol ka zhvilluar dy aksione madhore që kanë patur si target propagandën terroriste online në shkallë globale. Shqipëria duket se është mes vendeve të përfshira në këtë sulm, së bashku me Bosnje dhe Hercegovinen, Danimarkën, Estoninë, Francën, Gjermaninë, Islandën, Moldavinë, Holandën, Rumaninë, Republiken Sllovake, Spanjën, Ukrainën, Mbretërinë e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara.
Të premten më 14 qershor 2024, rreth orës 15.00, në Hagë të Hollandës do të zhvillohet një konferencë shtypi për të shpallur rezultatet e dy aksioneve madhore që u zhvilluan këtë javë kundër propagandës terroriste në internet.
Sipas njofton Europol, kjo përpjekje e paprecedentë bashkëpunuese synoi asetet kryesore në shpërndarjen e përmbajtjes terroriste, duke çmontuar infrastrukturën e sofistikuar në internet.







