AKTUALITET /

Digjet makina, shpëton familja spanjolle që kishte ardhë për turizëm në Shqipëri

Shkruar nga Versus

Digjet makina, shpëton familja spanjolle që kishte ardhë për

Një familje spanjolle, e ardhur në Shqipëri për pushime, ka shpëtuar për fat nga djegia e makinës me të cilën po udhëtonin, pasi kishte marrë flakë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Viron-Sarandë.

Policia e Sarandës:

Shërbimet e Policisë kanë marrë njoftim se në aksin rrugor Viron-Sarandë, dyshohet se aksidentalisht, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Dacia” i marrë me qira nga shtetasi spanjoll M. F., 40 vjeç, i cili udhëtonte së bashku me familjen e tij.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.

Zjarrfikësit kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit, ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar turistët në qytetin e Sarandës.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Poll