MAGAZINË /

Fedez shtrohet sërish në spital, sulmon ish-bashkëshorten Chiara Ferragni?

Reperi për të zbutur pak dramën me ndjekësit e tij shkroi krahas fotos:  “Jam si Dj Khaled kur thotë ‘një tjetër’ por me gjakderdhje të brendshme.'

Shkruar nga B.SH
Fedez shtrohet sërish në spital, sulmon ish-bashkëshorten Chiara
Foto montazh: Fedez në spital dhe Chiara Ferragni

Fedez postoi ditën e sotme një story në Instagram ku shihet i shtrirë në shtratin e një spitali.

Në foto ai shfaqet me njerën dorë duke mbuluar fytyrën kurse me tjetrën bën shenjën e fitores.

Reperi për të zbutur pak dramën me ndjekësit e tij shkroi krahas fotos:  “Jam si Dj Khaled kur thotë ‘një tjetër’ por me gjakderdhje të brendshme.'

Fedez shtrohet sërish në spital, sulmon ish-bashkëshorten Chiara

Por më vonë Fedez publikoi disa vargje të një këngë që pretendon se e ka shkruar mbrëmë dhe që ndjekësit mendojnë se është një sulm ndaj ish-bashkëshortes së tij me të cilën u nda pak kohë më parë, Chiara Ferragni.

“E ke gabim nëse mendon se nuk të kam dashur kurrë. Unë do të kisha vrarë për ty, por ti më ndalove. Vrimat në stomak që bëra, për gjithë neverinë që mblodha. Pikërisht në këto momente kupton se është më mirë të humbasësh disa njerëz sesa t’i gjesh.” ishin vargjet e krijuara nga Fedez. 

Kjo nuk është hera e parë që Fedez shtrohet në spital, në shtator 2023, ai u shtrua në departamentin e kirurgjisë të spitalit Fatebenefratelli Sacco në Milano.

Ai zbuloi në rrjetet sociale:

"Për fat të keq aktualisht jam i shtruar në spital për shkak të dy ulçerave që shkaktuan gjakderdhje të brendshme. Falë dy transfuzioneve të gjakut tani jam shumë më mirë. Falenderoj stafin mjekësor që fjalë për fjalë më shpëtoi jetën"/Versus

Poll