MAGAZINË /

Fedez emocionon publikun në Milano, mesazhi i papritur për Chiara Ferragnin

Gjatë koncertit, ai interpretoi këngën Allucinazione collettiva, ku flet për tentativën e vetëvrasjes dhe për momentin kur, pas Sanremos, Chiara Ferragni e largoi nga shtëpia pas puthjes në skenë me Rosa Chemical.

Shkruar nga Versus
Fedez emocionon publikun në Milano, mesazhi i papritur për Chiara
Chiara Ferragni/Fedez

Mbrëmjen e 19 shtatorit, Fedez u rikthye në skenë në Milano, në Forum të Assagos, pas gjashtë vitesh mungesë. “Kanë kaluar 10 vjet nga forumi im i parë dhe gjashtë nga hera e fundit që kam qenë këtu. ''Është e mrekullueshme të kthehesh në shtëpi”, tha reperi, i emocionuar para publikut të shumtë që kishte mbushur sallën.

Gjatë koncertit, ai interpretoi këngën Allucinazione collettiva, ku flet për tentativën e vetëvrasjes dhe për momentin kur, pas Sanremos, Chiara Ferragni e largoi nga shtëpia pas puthjes në skenë me Rosa Chemical.

Megjithatë, Fedez surprizoi publikun me fjalët për ish-bashkëshorten e tij:

“Rrugët tona vazhdojnë, por historia nuk fshihet. Nuk do të mohoj kurrë një lidhje që na ka dhënë fëmijët tanë të mrekullueshëm. Ajo do të mbetet e pathyeshme, sepse ka lidhje të padukshme që nuk shuhen kurrë.”

Kjo deklaratë vjen pas muajsh heshtjeje dhe mungese komunikimi publik mes dy ish-partnerëve.

Nuk dihet nëse këtë ndryshim ka ndikuar edhe takimi i fundit i ish-çiftit me partnerët e rinj, jashtë shkollës së fëmijëve të tyre.

Fedez ka sërish një koncert në Milano dhe mbetet për t’u parë nëse nga skena do të vijë një tjetër mesazh për Ferragni-n… apo kjo ishte e vetmja “shenjë paqeje”./Versus.al

Poll