MAGAZINË /

Fitoi ''Ferma VIP'', Big Basta tregon lajmin e hidhur që mori pas daljes nga loja: Nuk e gëzova...

Shkruar nga Versus
Fitoi ''Ferma VIP'', Big Basta tregon lajmin e hidhur
Big Basta në Fermën VIP

Big Basta u shpall fitues i edicionit të dytë të “Ferma VIP”, duke marrë çmimin prej 100 mijë eurosh. Por, gëzimi i kësaj fitoreje u zbeh nga një lajm tragjik që ai e mori sapo doli nga loja.

Pas një rrugëtimi më shumë se tre-mujor, ku ai u komentua edhe për një krizë të mundshme në martesën me Vesa Lumën, reperi mori një lajm të dhimbshëm.

Ai tregoi se sapo kishte marrë çekun, telefonoi motrën për të mbledhur familjen për të festuar fitoren, por ajo i dha lajmin se gjyshja e tyre kishte ndërruar jetë.

“Nuk e gëzova 100% këtë fitore,” u shpreh ai me trishtim, duke treguar se paratë e fituara i dorëzoi menjëherë, por asnjë shumë financiare nuk mund të zëvendësojë humbjen e madhe.

Tags:

big basta

Poll