MAGAZINË /

Sara Kolami flet pas ndarjes, zbulon arsyen e largimit nga Driloni. Komenton afrimin e tij me Edin

Për herë të parë, Sara rrëfen se vendimi për t'u distancuar nga Driloni nuk erdhi pa arsye, duke nënvizuar se disa gjëra nuk shkonin siç duhet.

Shkruar nga Versus

Sara Kolami flet pas ndarjes, zbulon arsyen e largimit nga Driloni. Komenton

Pas shumë muajsh heshtjeje dhe thashethemeve që nuk kishin të ndalur, modelja Sara Kolami ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të tregojë versionin e saj të historisë që la gjurmë gjatë dhe pas Big Brother VIP Kosova!

Sara Kolami flet pas ndarjes, zbulon arsyen e largimit nga Driloni. Komenton

Në një intervistë për emisionin Prive në Klan Kosova, Sara u shfaq më e qartë dhe më e qetë se kurrë më parë, duke folur hapur për ndarjen nga Driloni, një lidhje që dikur u duk si një nga romancat më të forta brenda shtëpisë më të famshme në Kosovë.

Për herë të parë, Sara rrëfen se vendimi për t'u distancuar nga Driloni nuk erdhi pa arsye, duke nënvizuar se disa gjëra nuk shkonin siç duhet. Një detaj që ngjalli shumë komente në rrjet ishte pikërisht heqja e Drilonit nga lista e ndjekësve në rrjetet sociale – një “unfollow” që publikun nuk e kaloi dot pa e vënë re!

Sara Kolami flet pas ndarjes, zbulon arsyen e largimit nga Driloni. Komenton

Dhe si të mos mjaftonte kjo, në skenë del një tjetër emër i njohur: Edi!
Fansat e vëmendshëm kanë kapur disa lëvizje interesante mes Drilonit dhe Edit, të cilët, ndonëse dikur me marrëdhënie të ftohta, tashmë janë parë duke ndërvepruar në mënyrë të “dyshimtë” online pëlqime në foto, komente miqësore dhe ndonjë shkëndijë që nuk ka kaluar pa u vënë re.

Sara Kolami flet pas ndarjes, zbulon arsyen e largimit nga Driloni. Komenton

E pyetur për këtë afrimitet të ri, Sara tregoi klas dhe maturi, duke theksuar se është totalisht e fokusuar te vetja dhe se nuk i intereson më fare se çfarë bën apo thotë Driloni.

Përveç turbulencave në jetën personale, Sara ka lajme të shkëlqyera për karrierën e saj – ajo sapo ka marrë rolin kryesor në një film të shkurtër artistik në gjuhën angleze, një projekt që e ngjit një shkallë më lart në rrugën e saj drejt suksesit ndërkombëtar.

Poll