MAGAZINË /

Gjesti ‘thumbon’ showbizz-in apo..."Krejt me të vjetra keni mbetur..."

Megjithëse nuk ka dhënë emra konkretë, videoja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve

Shkruar nga Versus

Gjesti ‘thumbon’ showbizz-in apo..."Krejt me të vjetra

Reperi i njohur, Gjesti, ka postuar së fundmi një video në InstaStory ku ka lëshuar një 'thumb' ndaj showbizzit shqiptar, duke ironizuar mungesën e risive dhe stilit të ri në muzikë dhe performancë.

“Ku jeni more, ku jeni ju? Hej, unë vetëm po shikoj mos ka ndonjë stil të ri, a ndonjë gjë. Por nuk po shoh asgjë. Asgjë, krejt me të vjetra keni mbetur. Thash hajt të ndalem mos ka ndonjë stil, po ja nuk ka asgjë ndryshe. E kë duhet të thirrni për këtë punë? Mua. Po normal që mua”, u shpreh ai në video.

Gjesti ‘thumbon’ showbizz-in apo..."Krejt me të vjetra

Deklarata e Gjestit është e drejtpërdejtë dhe me ironi, duke lënë të kuptohet se i drejtohet kolegëve të estradës, pa specifikuar emra konkretë.

Gjesti njihet për stilin e tij të fortë dhe komentet shpeshherë thumbuese ndaj industrisë muzikore shqiptare, duke mos hezituar të shprehë mendimin edhe për kolegët që sipas tij nuk sjellin gjë të re.

Megjithëse nuk ka dhënë emra konkretë, videoja ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve për shkak të mesazhit të fortë dhe stilit karakteristik të reperit, duke lënë hapësirë për interpretim dhe diskutim mbi skenën muzikore aktuale. 

Poll