BOTA /

“Më ke munguar”, Trump dhe Musk ribashkohen pas përplasjeve, zbardhet biseda mes tyre

Shkruar nga Versus

“Më ke munguar”, Trump dhe Musk ribashkohen pas

Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk janë parë sërish bashkë, kësaj radhe në funeralin e Charlie Kirk të dielën, disa muaj pas përplasjes së tyre publike.

Themeluesi miliarder i Tesla-s shtrëngoi duart me komandantin e përgjithshëm në vendin e tij brenda State Farm Arena në Glendale, Arizona, ndërsa më shumë se 60,000 të pranishëm i thanë lamtumirë aktivistit konservator.

Trump dhe Musk patën një takim të shkurtër me njwri tjetrin. Dhe “lexuesja e buzëve” Nicola Hickling zbuloi se Trump tha 'si je?' ndërsa iu drejtua Musk për ta përshëndetur.

Musk më pas u duk sikur ngriti supet ndërsa Trump tha: 'Elon, kam dëgjuar se doje të bisedonim'.

Me ikonën e UFC-së, Dana White, që iu bashkua bisedës, Trump sugjeroi: 'Le të përpiqemi të gjejmë një mënyrë për t'u rikthyer në rrugën e duhur'.

Musk përgjigjet duke tundur kokën. Presidenti më pas i shtrëngon dorën dhe thotë: 'Më ke munguar'. Musk është përfshirë në një seri sulmesh me Trump në mediat sociale që nga qershori i vitit 2025, kur ai la rolin e tij si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE). Versus.al

Poll